Barcelona fitoi sot një ndeshje të vështirë ndaj Getafes, me rezultatin 2-1, edhe pse sytë e gjithë tifozëve shqiptare nuk ishin te fusha e blertë por tek stoli i blaugranave, në shpresën e debutimit të Rey Manaj.Por pikërisht vështirësia e ndeshjes i pengoi sulmuesit lushnjar të futej në lojë.Premisat ishin të mira, me Barcelonën që në pjesën e parë kaloi në avantazh të dyfishtë me Griezmann dhe Sergi Roberto, duke nënkuptuar një pjesë të dytë më të qetë.
Por ndodhi e kundërta, me Getafen që rrezikoi disa herë portën e ter Stegen, deri sa shënoi një gol tejet të bukur me Angel, si dhe pati një rast të jashtëzakonshëm të shpëtuar mrekullisht nga portieri gjerman i katalanasve.Në këtë pikë trajneri Setien preferoi eksperiencën e Rakitic dhe Vidal për të mbrojtur rezultatin, por forma jo emirë e Griezman, që përtej golit shpërdoroi të pamundurën sot, mund t’i japë në të ardhmen shanse të tjera shqiptarit Manaj.