Rikthehen pas 3 muajsh trajtimi të specializuar në Itali, dy të mbijetuarit nga tërmeti i 26 Nëntorit Albert Cara dhe Marlin Shkodra. “Për ne është një jetë e dytë, sikur kemi rilindur” – Albert Cara dhe Marlin Shkodra, dy të mbijetuarit nga tërmeti i datës 26 Nëntor u pritën sot në Aeroportin “Nënë Tereza” nga Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu. Pas tre muajsh trajtimi të specializuar në një prej spitaleve më të mira në Itali, në Poliklinikën e Barit, Alberti dhe Marlini janë kthyer sot në Shqipëri, në gjendje të mirë shëndetësore. Ata janë shoqëruar edhe nga ekipi I mjekëve që I ka trajtuart për afro 3 muaj në vendin fqinj.

“Nuk më besohet që jeni në gjendje kaq të mirë. Shumë faleminderit miqve tanë italianë për ndihmën e pakyrsyer”, u shpreh ministrja Manastirliu. 54 vjeçari Albert Cara që ka humbur plotësisht familjen (bashkëshorten dhe dy djemtë) në tragjedinë e ndodhur nga shembja e pallatit në Thumanë u transportua me helikopter me 29 nëntor për një trajtim të mëtejshëm mjekësor në Bari të Italisë. Kryeministri Rama dhe Ministrja Manastirliu kishin ndjekur nga afër ecurinë e Albertit në spitalin e Traumës dhe më pas transferimin e tij drejt Rinasit. Ndërsa Marlin Shkodra, 30-vjeçari nga Durrësi u dërgua në Itali në gjendje kome. Qeveria italiane, nëpërmjet departamentit të mbrojtjes civile ofroi mbështetjen për trajtimin e dy të mbijetuarve, të cilët sot rikthehen në shtëpi shëndosh e mirë.