Kryetari i PD-së, Lulzim Basha me anë të një postimi në rrjetet sociale ka reaguar as marrëveshjes mes Vetëvendosjes dhe LDK-së për koalicionin duke e quajtur një marrëveshje që do t’i hapë rrugë krijimit të qeverisë së re dhe do të çojë në fund vullnetin e popullit.
Basha mes të tjerash deklaroi se Partia Demokratike do të jetë plotësisht në krah e mbështetje të Kosovës.
“Në emrin tim e të Partisë Demokratike, përshëndes përzemërsisht LVV dhe simotrën tonë LDK për marrëveshjen e arritur. Marrëveshja e sotme është një plotësim i vullnetit të qytetarëve të Kosovës. Ajo është një akt ndershmërie dhe pjekurie politike e një vizioni të qartë të drejtuesve të LVV dhe LDK. Kjo marrëveshje është përgjigje konkrete e vullnetit për ndryshim i qytetarëve të Kosovës. Partia Demokratike si përgjatë çdo dite të historisë së saj, do të jetë plotësisht në krah e mbështetje të Kosovës dhe udhëheqësisë së saj, sot në opozitë e më fort nesër në qeverisjen e vendit, në sfidat që i kemi përpara dhe që kërkojnë angazhim të sinqertë e bashkëpunim vëllazeror.” shkruan Basha.