Punonjësit e Drejtorisë së Tatimeve kanë dalë sërish në terren për të ndëshkuar shkelësit që kanë problem me legjislacionin tatimor.Në një javë kontroll janq konstatuar 207 shkelje të legjislacionit tatimor.

Postimi i plotë:PLANI OPERACIONAL 2020 – MONITORIMI NË TERREN?23 -30 JANAR
653 kontrolle të ushtruara 207 shkelje të legjislacionit tatimor.11 subjekte të paregjistruara; 21 tatimpagues të penalizuar për shkeljen e moslëshimit të kuponit tatimor (rasti i parë);21 tatimpagues me punonjës të padeklaruar, nga të cilët 16 subjekte “biznes i vogël” dhe  5 subjekte “biznes i madh”.13 tatimpagues janë konstatuar se nuk kanë pasur të instaluar pajisjet fiskale dhe 6 tjerë nuk i mbanin pajisjet fiskale në gjendje pune.
53 tatimpagues janë konstatuar se dispononin mallra pa dokumentacion tatimor.
#StopInformalitetit. (Lexo.al)