Marrëveshja e arritur mes LDK-së dhe LVV-së që i hap rrugë krijimit të qeverisë së re në Kosovë ka sjellë reagimin e kryeministrit Edi Rama.Kreu i ekzekutivit shqiptar i ka uruar suksese dy forcave politike në formimin e qeverisë së re dhe në qeverisjen e Kosovës.Rama ka uruar gjithashtu për një bashkëpunim sa më të dobishëm për shqiptarët këtej e andej kufirit.
Statusi i plotë:
Suksese VV-LDK në formimin e qeverisë së re dhe në qeverisjen e Kosovës! Uroj të kemi një bashkëpunim sa më të dobishëm për shqiptarët këtej e andej kufirit dhe pres me padurim të shtrojmë në tryezë çështjen e lëvizjes së lirë të qytetarëve e të sipërmarrjeve në kufirin tone. (Lexo.al)