Këngëtarja Jonida Maliqi e ftuar në emisionin “Klanifornia” është vënë përballë një zgjedhjeje të vështirë.

Në njërën nga rubrikat, në ekran është shfaqur foto e aktorit Romeo Veshaj, me të cilin Jonida ka qënë në një lidhje por megjithatë këngëtarja nuk ka preferuar që ta komentojë.

PJESË NGA EMISIONI:

Marina Vjollca: Jemi në hapësirën që ti do të zgjedhësh, martohu-pl agos-vr it ndërmjet këtyre personazheve; Ardi Asllani, Romeo dhe Thoma Gëllçi drejtor i përgjithshëm i TVSH.

Jonida Maliqi: E nisim me Thoma Gëllçin. Në jetë nuk vr as dot edhe një mizë se më vjen keq, por për ta pl agosur do ta pl agosja. Për një fakt që duhet ta them, nuk kam patur shumë mbështetje për Eurovisionin. Ndoshta gjithçka e kam bërë vetë. Unë kam përjetuar momentet më të bukura të miat në karrierë.

Marina Vjollca: Dëgjo, të jap mundësinë të provosh sfidën. Doni përgjigje apo doni sfidë?

Jonida Maliqi: Sfidën. Nuk do doja të komentoja.

Jonida Maliqi dhe Romeo Veshaj ishin në një lidhje, që përfundoi ende pa u konfirmuar nga çifti. Jonida Maliqi e pranoi se është single, ndërsa Romeo Veshaj, në një intervistë së fundmi për “ThumbOn”, foli në lidhje me këngëtaren, duke treguar se është vetëm.