Maturantët/kandidatët që paraqiten në qendrën e provimit ose që konstatohen gjatë provimit me celular, përjashtohen nga të gjitha provimet e maturës shtetërore dhe kanë të drejtë t’i japin ato pas një viti. Është kjo përmbajtja e një publikimi që ministrja Shahini ka shpërndarë në rrjetin e saj social.

Një masë e tillë garanton një proces të drejtë të zhvillimit të provimit dhe ndihmon për një administrim cilësor. Matura Shtetërore 2020 vjen me disa ndryshime këtë vit, ku vlerësimi elektronik i provimeve është njëri prej tyre që do të rrisë standardet e cilësisë vlerësuese dhe të minimizojë gabimet njerëzore dhe shtojë transparencën.