“Ka një të vërtetë që ne e kemi pranuar. Lëvizja e mjekëve nuk ka prekur vetëm Shqipërinë, por dhe vendet e tjera të Europës”. Kështu deklaroi mbrëmjen e sotme ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu. E ftuar në emisionin ‘Real Story’ në ‘News24’ përballë një paneli me mjekë, kryesisht të specializuar jashtë shtetit, Manastirliu tha se tashmë qeveria shqiptare po përgatit një paketë për rikthimin e bluzave të bardha nga diaspora. Po ashtu ajo theksoi se Shqipëria nuk ka luks që të humbasë mjekë, të cilët vendosin që të largohen.
“Takimi jonë i fundit me ministrinë Diasporës, dhe me mjekët që kanë paraqitur interesat për bashkëpunim, që duan të vendosin kontakte dhe për të vlerësuar rikthimin në vend. Lëvizja e lirë e mjekëve nuk është një fenomen që ka prekur vetëm Shqipërinë, por vendet europiane. Është një lëvizje e lirë e trurit për të gjetur mundësi më të madhe. Qeveria po përgatit një paketë atraktive për të rithithur trurin e mjekëve që janë larguar dhe në vite të mëparshme. Shqiptarë të kualifikuar kanë ikur gjithmonë. Po bëjmë gati një paketë për rikthimin e tyre dhe rritjen e tyre profesionale dhe angazhimin e tyre këtu. S’jemi në një alert, Shqipëria se vuan mungesën e mjekëve sot.
Ne nuk kemi luksin që të humbim asnjë mjek. Vetëm në 2 vitet e fundit janë mbi 2 mijë infermierë që janë punësuar. Nuk kemi ende një shifër të largimit të mjekëve. Nëse në 2016 ka pasur mbi 20 mjekë që kanë kërkuar certifikata të sjelljes së mirë. Presim dhe bonuset e mjekëve.”, tha Manastirliu.