Pasi u konfirmua lidhja mes këngëtares Dafina Zeqiri dhe DJ-it të njohur Geek, u tha se çifti kishte një arsye përse e mbajtën të fshehur romancën e tyre. “Iconstyle.al” ishte ndër të parët që zbuloi lidhjen qershorin e kaluar, nisur nga postimet e dyshimta të dyshes nga i njëjti vend, por Dafina e mohoi fillimisht lidhjen, pasi sipas “Panorama Plus”, ajo ka qenë “e frikësuar nga dështimet e lidhjeve të mëparshme, të cilat kishin marrë fund pasi ishin bërë publike”.
Por tashmë dyshja nuk i fsheh më ndjenjat. Pas disa videove ku shfaqej duke u përkëdhelur me Dj Geek, sot këngëtarja ka publikuar një foto të re shumë të ëmbël. Ajo shfaqet krah partnerit e veshur sportive me një kapele bejsbolli ndërsa ka afruar faqen e saj pranë fytyrës së tij për ta puthur. Dafina nuk ka bërë asnjë koment për këtë foto, por kot nuk thonë që foto të tilla vlejnë sa 1000 fjalë. Pak ditë më parë edhe vetë Dj-i publikoi fotot romantike duke u puthur me këngëtaren, për të pranuar njëherë e mirë se janë bashkë dhe më të dashuruar se kurrë.
Dafina Zeqiri ka qenë tepër e përfolur për lidhjet e saj edhe për faktin se i ka bërë publike. Ajo ka pasur një histori dashurie me Ledri Vulën, të cilës i kanë dhënë fund 8 vite më parë. Asokohe u përfol se ata e kishin zyrtarizuar me fejesë lidhjen e tyre, mirëpo në momentin që na dukeshin më të dashuruar se kurrë Ledri dhe Dafina i dhanë fund duke i zhgënjyer të gjithë fansat e tyre. Pas ndarjes Dafina nisi një histori dashurie me domenikanin Jose, me të cilin gjithashtu nuk shkoi mirë.