Edhe pse jemi në muajin shkurt, këto ditë territori shqiptar është karakterizuar nga një mot pranveror, me diell dhe pa vranësira.

Sipas IGjEUM edhe sot pasdite (e diel, dt.16) dhe nesër (e hënë, dt.17) nuk priten reshje (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 7 / 14 °C

në vendet e ulëta: 5 / 15 °C

në vendet malore: 2 / 12 °C

Era pritet të fryjë e lehtë.