Kryeministri Edi Rama vlerësoi sot me medalje të artë Italinë, në shenjë të solidaritetit dhe ndihmës së çmuar, që ka dhënë me trupat e kërkim shpëtimit nga Njësia e Departamentit të Emergjencave Civile të Italisë, njësia e kërkim-shpëtimit e Qendrës së Vullnetarëve të Emergjencave të Republikës së Italisë si dhe njësia e kërkim-shpëtimit e Gurdia di Financës.

“Është nder për mua që jam këtu sot. Unë jam këtu në emër të ambasadorit të Italisë Alberto Cutillo. Vizita e ministrit tonë të Jashtëm ishte skajshmërisht e rëndësishëm për të konfirmuar dhe vërtetuar solidaritetin dhe miqësinë e Italisë për Shqipërinë dhe popullin shqiptar” – tha përfaqësuesi i ambasadës italiane.