Friedrich Merz dëshiron të kandidojë sërish për presidencën e CDU-së, sipas burimeve të partisë gjermanë në pushtet. Ky avokat financiar ridel në skenën politike pas më shumë se 10 viteve mungesë.
Në dhjetor 2018, Merz, një kundërshtar i kancelares, Angela Merkel dhe i mbështetur nga krahu ekonomik i partisë, u mund në zgjedhjet brenda CDU-së nga Annegret Kramp-Karrenbauer. Dorëheqja e Annegret Kramp-Karrenbauer pritet ta lerë sërish partinë Unioni Kristian-demokrat (CDU) në duart e burrave, ku pritet që kreu i ri i saj t’i paraprijë kandidaturës për kancelar duke hedhur poshtë ambiciet dhe idetë e AKK-së.