Prezantuesja e njohur e “Love Island”, Caroline Flack, ndërroi jetë në moshën 40-vjeçare.Ajo u gjet e vdekur në shtëpinë e saj më 14 shkurt, ndërsa lajmin e konfirmoi vetë familja e saj për mediat e huaja.Dyshohet se Flack i dha vetë fund jetës në ditën e Shën Valentinit, megjithëse nga kërkimet e para u duk se s’kishte asnjë problem me partnerin.Për më tepër, ai e kishte uruar prezantuesen në Instagram me rastin e 14 shkurtit.Rita Ora ishte mikeshë e Flack dhe në kujtim të saj, këngëtarja ndau disa foto me prezantuesen e njohur.Ajo shkroi një mesazh të gjatë duke shprehur jo vetëm keqardhje për familjarët e Caroline, por dha edhe një “mësim” të mirë për këdo.
“Caroline, ti ishe një dritë e vërtetë për këdo që takove dhe akoma mund ta dëgjoj të qeshurën tënde. Të gjithë e dinin se ishte qeshja jote! Isha e bekuar që të kisha shoqe. Shpresoj që vdekja jote nuk ishte e kotë dhe një mësim të mësohet sot. Le t’i themi stop poshtërimit publik, sharjes dhe ngacmimit nga media. Le të ndalojmë së synuari të rinjtë. Le të qëndrojmë së bashku dhe të përdorim mediat sociale më me përgjegjësi. Le të mendojmë para se të shkruajmë. Ju lutemi shikoni përreth për të parë se cili nga miqtë / familja juaj ka nevojë për mbështetje. Shumë dashuri për Caroline Flack, familjen dhe miqtë e saj gjatë këtyre momenteve tragjike”- shkruan këngëtarja shqiptare në postim.