Presidenti Ilir Meta, në një intervistë për Euronews Albania, ndër të tjera ka folur edhe për rolin e tij në LSI dhe mos ndakortësitë me Monika Kryemadhin.
Moderatoja Ilva Tare, e pyeti Metën nëse është më mirë të jesh President apo kryetar i LSI-së.
“Më mirë të jesh i lirë. Të jesh krenar para vendit dhe para njërëzve.
Kur ti merr një vendim të drejtë, koha është gjyqtari dhe gjykatësi më i mirë për cdo politikani.
Kjo është arsyeja pse në kohe kam pasur uljet dhe ngritjet e mia, por përsëri ja ku jam”.
Duke folur më tej, Meta u pyet dhe pse shfaqet herë pas herë sikur nuk ka ndakortësi me kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhi, njëkohësisht bashkëshortja e tij.
‘”Sepse për disa cështje vërtet, unë kam mendim të njëjtë me Kryemadhin.
Së dyti unë nuk jam anëtar i Lëvizjës së LSI-së që duhet të ndjek zonjën Kryemadhi”.