Një takim informal mbahet pasditen e kësaj të diele në Bruksel mes krerëve të Bashkimit Europian dhe Ballkanit Perëndimor.
Në faqen zyrtare të Këshillit Europian nuk jepen detajet për këtë takim me dyer të mbyllura por vetëm pak ditë më parë, KE propozoi metodologjinë e re të zgjerimit e cila ishte më parë aq shumë e kontestuar nga Franca, dhe më pas nga Holanda e Danimarka që i kushtoi dhe negociatat Shqipërisë e Maqedonisë së Veriut vitin e kaluar.
Në fakt mbledhja udhëhiqet nga Presidenti i Këshillit Europian Charles Michel i cili këtë vit vizitoi edhe Shqipërinë bashkë me Maqedoninë e Veriut. Ndërsa të nesërmen zhvillohet Konferenca e Donatorëve për të ndihmuar Shqipërinë me donacione në kuadër të Rindërtimit pas tërmetit të 26 nëntorit 2019.