Kryeministri Edi Rama foli për “Shengenin Ballkanin”, në konferencën “Një kontinent, një e ardhme”, duke thënë se bashkimi rajonal duhet të ndodhë para integrimit në Bashkimin Evropian. “Nëse për momentin nuk kemi shans për t’u integruar në Evropë, kemi mundësinë ta bëjmë këtë me rajonin. Është me dobi për gjithkënd, për njerëzit, punonjësit, sipërmarrësit, turistët, për të gjithë. Nuk është aspak e ngjashme me BE, sepse nuk na duhet konsensus për gjithçka, është shumë e hapur, e lirë për gjithkënd, nuk ndërtohet mbi bazën e konsensusit”, tha Rama. Më tej, kreu i qeverisë i dërgoi një mesazh të fortë Kosovës, teksa tha se t’i thuash jo kësaj nisme, është si t’i thuash jo historisë, duke shtuar se Serbia nuk mund të vendosë asnjë kusht.
“Nëse Kosova është pjesë e kësaj nisme nuk është e detyruar të bëjë të njëjtën gjë me Serbinë. Serbia nuk duhet dhe nuk mund të vendosë asnjë veto, asnjë kusht apo paragjykim, për mënyrën si shtetet e tjera duan të ecin brenda kësaj nisme. T’i thuash ‘jo’ kësaj, është t’i thuash ‘jo’ historisë. Herët, më shumë se vonë, do të jemi të gjithë bashkë”, shtoi kryeministri.
Pjesë nga fjala e Ramës: Ajo që ndodhi në Konferencën e Donatorëve ishte e jashtëzakonshme dhe një lehtësim mjaft i madh. Për shqiptarët të qenit në Evropë është shumë më tepër se integrimi mekanik në BE. E ka të bëjë shumë me shpirtin e tyre, ka të bëjë me psikologjinë e tyre, nga se u është dashur të jetojnë gjithë jetën në një vend historie, ku s’mund të zgjidhnin, dhe u është dashur t’u përshtaten regjimeve dhe situatave të ndryshme. Evropa është vendi i vetëm ku shqiptarët duan të jenë dhe do të jenë. Tashmë kemi një zë dhe mund të ecim përpara. Pavarësisht hapje apo jo e negociatave, ne do të ecim në të njëjtën rrugë. Është shumë më mirë që të na njihen përpjekjet, por ende nuk e bëjmë këtë sepse na kërkohet nga Berlini, Parisi apo Brukseli, por se është e vetmja gjë që na duhet të bëjmë për fëmijët tanë. Në këtë aspekt, mendoj për “Shengenin rajonal”, për të gjithë ata që e kanë quajtur “mini-shengen”, e kanë emërtuar shumë keq, pasi nuk është “mini”, por thjesht në masat reale për rajonin, për të lëvizur lirisht, për t’u hapur ekonomikisht.
Nuk mund të rrimë brenda përmasës sonë të vogël, pasi nuk përfitojmë. Është krejt e kundërta e asaj çka është kriticizmi kundër tij, që krijon një alternativë ndaj BE, jo! E bën integrimin në BE shumë më të plotë, e më të lehtë, pasi me aq sa kuptoj nga metodologjia e re, ka një element rajonal të përfshirë aty. Dhe herët a vonë vendet tona do maten jo vetëm me atë që bëjnë së brendshmi, por edhe se si sillen rreth tyre. Nëse për momentin nuk kemi shans për t’u integruar në Evropë, kemi mundësinë ta bëjmë këtë me rajonin. Ndërkohë që individualisht na duhet të punojmë për t’u vlerësuar e shpërblyer, në pikëpamjen rajonale mund ta bëjmë këtë. Është me dobi për gjithkënd, për njerëzit, punonjësit, sipërmarrësit, turistët, për të gjithë. Nuk është aspak e ngjashme me BE, sepse nuk na duhet konsensus për gjithçka, është shumë e hapur, e lirë për gjithkënd, nuk ndërtohet mbi bazën e konsensusit. Çdo vend, çdo shtet, merr vendimet e veta. Në Ballkan ka gjithmonë një mundësi të thuhet se po bëjnë ‘këtë vend të madh, apo atë vend të madh’.
E kemi thënë që do hapim kufirin me Kosovën, por s’ka funksionuar. Është Washingtoni që thotë ‘jo, në asnjë mënyrë’. Në tetor patëm sinjale nga Brukseli për të qenë të kujdesshëm që të mos konsideronim asnjë lëvizje të një forme tjetër, nëse rezultati do të ishte negativ, pra për të mos marrë në konsideratë hapjen e kufirit. Nëse Kosova është pjesë e kësaj nisme nuk është e detyruar të bëjë të njëjtën gjë me Serbinë. Serbia nuk duhet dhe nuk mund të vendosë asnjë veto, asnjë kusht apo paragjykim, për mënyrën si shtetet e tjera duan të ecin brenda kësaj nisme. T’i thuash ‘jo’ kësaj, është t’i thuash ‘jo’ historisë. Herët, më shumë se vonë, do të jemi të gjithë bashkë. Nuk është e thënë të biem të gjithë dakord. Qëndrimi ynë në raport me Kosovën nuk ndryshon, por duke bërë atë që po përpiqemi të bëjmë, të krijojmë më shumë mundësi për një dialog më këmbëngulës.