Një nga arritjet e listuara nga PS-ja në Kongres është policia e shtetit. Fjala e ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj, u parapri me një video ky bënte krahasimin e policisë para vitit 2013 dhe asaj që ata quajnë gjenerata e re. Lleshaj evidentoi se treguesit e kr* iminalitetit janë të gjitha në minimunim e tyre, e ndërsa nuk la pa përmendur edhe Operacionin Forca e Ligjit (OFL) si një dëshmi e gjallë se kjo qeveri do ta lu* ftojë me rrënjë kr* imin.

“Kjo Shqipëri është më e sigurt. Operacionet e Policisë kanë goditur fort. OFL ka filluar të çmontojë me forcë kri min. Të gjithë treguesit e kr iminalitetit janë në minimumet e tyre. 45% më pak vr asje, 21% më pak aksidente rrugore. Kemi zhbërë historinë e kana bisit në vendin tonë. Kemi arritur të pastrojmë rrugët nga mu rtaja e baste, që çuan shumë qytetar në zgrip të ekzistencës. 82% më shumë turistë për shkak të sigurt. Nuk mund të themi se jemi mirë, por kemi treguar se mund të shkojmë aty ku duam, do t’i thellojmë më tej sukseset. Luf ta kundër kr imit të organizuar ka hyrë në fazë historike, do ta zhbëjmë modelin e biznesit të ngritur mbi kr im, dekurajon investimet e huaja, prandaj do të shkat ërrojmë të parin, për t’i hapur rrugë të dytit. OFL një tjetër dëshmi se jemi serioz dhe të vendosur për një Shqipëri më të lirë dhe të drejtë. Ky operacion është receta unike për një Shqipëri më të mirë nga kr mi”, tha Lleshaj. Ai prezantoi edhe tre sfidat e radhës së policisë së Shtetit. “Rrugë më të sigurta, parandalim dhe go ditje e fortë ndaj dhu nës në familje dhe afrimi i policisë shqiptare me komunitetit. Policia e Shtetit, duhet të bëhet çdo ditë e më shumë polici i komunitetit”, përfundoi ministri i Brendshëm.