Ministrja e Financave, Anila Denaj ka dhënë një tjetër lajm të mirë për ekonominë shqiptare duke iu referuar kështu agjensisë ndërkombëtare të vlerësimit Standard & Poor’s (S&P).  Sipas raportit të (S&P), ekonomia shqiptare vlerësohet me B+.

 

Postimi i Denajt:

“Pritshmëritë e S&P mbi zhvillimet e qëndrueshme të ekonomisë në periudhën afat-mesme mbeten pozitive, duke vlerësuar reformat dhe menaxhimin e financave publike shqiptare ?? Agjenda e reformave të qeverisë do të vazhdojë në përmirësim të jetës së qytetarëve dhe klimës së biznesit në vend.”-shkruan Ministrja Denaj.