Trajneri i Tottenham-it, Jose Mourinho, ka analizuar humbjen 2-1 të pësuar në fushën e Chelsea-t në intervistën e dhënë pas ndeshjes për BBC.”Mendoj se do të mërziteni shumë me mua, sepse do të përsëris të njëjtat gjëra që kam thënë pas ndeshjes me Leipzig”, ka thënë portugezi.”Jam krenar për lojtarët, dhanë gjithçka në fushë. Ne nuk kemi sulmues. Ata që luajtën sot në sulm nuk janë sulmues. Shikoni Chelsea-n, ata kishin në sulm një kampion bote, sulmuesin e dytë të Anglisë në stol dhe sulmuesin e dytë të Belgjikës në tribunë”.”Ne nuk kishim asnjë sulmues as në fushë dhe as në stol, por kemi dy në spital”.
“Kemi humbur, por gjëja e mirë është se lojtarët kanë luftuar deri në fund për rezultatin dhe kjo është shumë e rëndësishme për mua”.”Ndërhyrja e Lo Celso-s? Nuk e kam parë. Nuk e kam parë në televizor dhe nuk e kam parë as gjatë ndeshjes. Nuk e di”.”Kthimi në Stamford Bridge? Nuk kam ndier asgjë, të them të drejtën. Isha i përqendruar te ndeshja”.