Trajneri Jose Mourinho ka nisur që tani piketimet e lojtarëve që synon të sjellë te Tottenham në merkaton e verës. Sipas të përditshmes britanike “Daily Mail”, përforcimi kryesor që trajneri portugez synon për mesfushën është 22-vjeçari turk Cengis Under.

Lojtari luan në Serinë A me Romën prej 3 sezonesh, ku në 79 ndeshje ka realizuar 16 gola. Një mesfushor krahu që pëlqehet shumë nga Mourinho. Under ka një kontratë deri në vitin 2023 me skuadrën e Romës dhe kushton 35 milionë euro.