Drejtuesi ekzekutiv i Këshillit të Atlantikut, Frederick Kempe, vlerësoi kryeministrin shqiptar, Edi Rama, teksa tha se është politikani më karizmatik në Ballkan. Duke folur në Këshillin e Atlantikut, ku i pranishëm ishte edhe vetë kryeministri shqiptar, Kempe iu drejtua Ramës, duke i thënë se ka shansin të pikturojë të ardhmen e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.
“Muajt që vijnë do të jenë të ndërlikuar për rajonin, por edhe me plot mundësi. Duam të punojmë së bashku për të konsoliduar raportet tuaja për integrimin. Është koha për një mendësi të shpejtë. Të kemi njohur që kur ishe kryebashkiak, dhe në atë kohë të gjithëve na la përshtypje ky kryebashkiak i ri.
Mjafton të thuash se Ballkani s’ka prodhuar asnjëherë një politikan kaq karizmatik dhe tashmë një kryeministër kaq karizmatik. Keni shans për të pikturuar të ardhmen e Shqipërisë në BE”, deklaroi shefi ekzekutiv i Këshillit të Atlantikut.