Prej kohësh në media thuhet se Tuna dhe Patrisi i kanë dhënë fund martesës së tyre.Shkak për këto aludime u bënë pushimet e Tunës, të cilat ajo i kaloi vetëm me të birin.Fjalët u shtuan kur u vu re se Tuna u kthye në vendlindje së bashku me djalin, por Patrisi nuk ishte me ta.Dyshja ka zgjedhur të mos reagojë lidhur me këto lajme, megjithatë një postim që ka bërë Tuna pak më parë tregon shumë.Ajo shfaqet në një qendër estetike së bashku me kunatën e saj dhe tregon se këtë të shtunë po e kalojnë bashkë.
Me këtë foto këngëtarja i hedh poshtë thashethemet që po qarkullojnë, megjithatë Tuna vazhdon të mos e ketë mbiemrin e Patrisit në rrjetet sociale.Gjithashtu, ata nuk ndiqen më në Instagram dhe nuk deihet se çfarë po ndodh me saktësi.