Sekretari i Përgjithshëm i PS, Taulant Balla mbështetjen që i dhanë ndërkombëtarët Shqipërisë me 1.15 miliardë euro është besim i plotë që kanë ata tek plani i rindërtimi të Ramës.

Ai po ashtu i shpreh mirënjohjen miqve të Shqipërisë si dhe thotë se brenda 2929 familjet jashtë qytetit që humbën banesat do hyjnë në banesa të reja, si dhe në gjysmën e 2020 do të jenë ngritur të gjitha kantieret e lagjeve të reja.

STATUSI I TAULANT BALLËS

TiNukDoJeshKurrëVetëm?????

1.15 miliardë euro për rimëkëmbjen e Shqipërisë pas tërmetit të 26 nëntorit në Konferencën e Donatorëve

Mirënjohje të gjithë miqve ?të Shqipërisë sonë.

Kjo mbështetje kaq e madhe është besim i plotë në Planin e Rindërtimit të Kryeministrit Edi Rama:

Brenda vitit 2020, çdo familje jashtë qytetit që ka humbur banesën individuale, do të hyjë në një banesë të re, më të mirë se sa ajo që ka humbur.

Deri në gjysmën e parë të vitit 2020, duhet të jenë ngritur në qytetet e prekura, të gjitha kantieret e lagjeve të reja.

Shkollat, kopshtet, spitalet, qendrat shëndetësore të dala jashtë funksioni, duhet të rindërtohen nga e para deri në shtatorin e ardhshëm. Në sezonin e ri shkollor 2020-2021, fëmijët e shkollave të rrënuara, duhet ta nisin mësimin në shkolla të reja, me kushte shumë më të mira se përpara tërmetit.

#TogetherForALBANIA