Daniel Arap Moi, ish- Presidenti i Kenias i cili qeverisi për 24 vite vendin e tij ka ndërruar jetë në moshën 95- vjeçare. Moi ishte Presidenti i dytë i Kenias pas shpalljes së pavarësisë dhe vdiq në një spital pasi kishte probleme me frymëmarrjen.
Gjatë kohës që qeverisi Kenian, Moi solli një pushtet autokrat njëpartiak i cili e forcoi familjen dhe pushtetin e tij.

Po ashtu ai i rezistoi një puçi nga Forcat Ajrore vetëm 4 vite pasi kishte ardhur në pushtet. Por ajo ccfarë doli më vonë pasi dha dorëheqjen ishte se qeveria e tij kishte punuar për pastrimin e parave jashtë shtetit në llogari offshore, ku Kenia kërkoi të rikuperonte rreth 1 bilion dollarë të cilat ishin para publike të përvetësuara nga pushtetarët.