Koronavirusi do të ketë një emër të ri. Emri zyrtar i sëmundjes që u shkaktua nga koronavirusi i ri është Covid-19. Për shkak të virusit kanë humbur jetën mbi 1.000 persona dhe dhjetëra, mijëra të tjerë janë infektuar. “Tashmë kemi një emër për sëmundjen dhe është Covid-19”, deklaroi drejtuesi i Organizatës Botërore të Shëndetit, Tedros Adhanom Ghebreyesu. Fjala koronavirus, me të cilën shpesh mediat dhe njerëzit iu referuan, është grupi i viruseve ku i përket Covid-19.

Nga Komiteti i Klasifikimit të Viruseve mori emrin SARS-CoV-2, por kërkuesit kërkuan një emërtim zyrtar që të shmangte ngjashmëritë dhe stigmatizimin me ndonjë grup apo vend të caktuar. “Ishim të detyruar të gjenim një emër që nuk i referohej asnjë vendndodhjeje lokale, kafshe, grupi individual apo grupi njerëzish”, tha Ghebreyesu. Emri i ri është marrë nga fjalët “corona”, “virus” dhe “disease” (sëmundje). 2019-a përfaqëson vitin ku shpërtheu. Burimi: tvklan.al