Pesë raste të reja të personave të prekur nga koronavirusi janë konfirmuar në Francë. Ata janë katër të rritur dhe një fëmijë. Rastet e reja e çojnë në 11 numrin e personave të infektuar nga koronavirusi i ri kinez. Vetëm njëri prej këtyre pacientëve është në gjendje kritike. Sipas Komisionit Kombëtar të Shëndetit 86 viktimat e fundit të regjistruara në Kinë e kanë çuar numrin e atyre që kanë humbur jetën në 772, duke tejkaluar numrin 650 të viktimave që SARS shkaktoi në Kinë mes viteve 2002-2003.
Konfirmimi i 3399 rasteve të reja të prekur nga virusi i Wuhan e ka rritur numrin e të infektuarve në 34 970, 6000 prej të cilëve janë në gjendje kritike për jetën kurse rreth 2000 konsiderohen të shëruar dhe kanë lënë spitalet. Mes vi ktimave të fundit ishin edhe nje qytetar amerikan dhe një japonez që prej pak ditësh kishin shfaqur shenja të infektimit.