Shërbimi meteorologjik ushtarak bën me dije se java e ardhshme do të jetë në ndikimin e luhatjeve të forta, ku deri në mes javë ndikimi i erërave të ngrohta jugore do të sjellë mot me diell e vranësira si dhe temperatura pranverore.Ndërsa nga dita e enjte e në vijim pritet që të nisin reshjet e shiut dhe borës në disa zona, ku pritet edhe ulje temperaturash.
“Vendi pritet të përfshihet javën e ardhshme nga luhatje të forta. Deri në mes javë, ashtu siç duket dhe në tabelë, ndikimi i erërave të ngrohta jugore do të sjellë mot me diell e vranësira si dhe temperatura pranverore.Ditën e enjte, rrymat arktike që pritet të përfshijnë Europën, në vend do të sjellin reshje shiu, shtrëngata e rrufe në bregdet, ndërsa reshjet e dëborës parashikohet të përfshijnë një pjesë të territorit. Në juglindje, do të mbeten të pranishme deri mëngjesin e të premtes. Temperaturat, nën ndikimin e erërave të ftohta do të pësojnë rënie si më poshtë.SH.M.U këshillon që deri në mesjavë të mbani xhaketa të lehta e ndërsa të enjten cadrat dhe rrobat e trasha nuk duhet t`ju mungojnë!” njofton SHMU.