Rudina Dembacaj, Mark Frroku dhe ish-bashkëshorti i Rudinës, Aleksander Varfaj, po diksutohen çdo ditë e më shumë. Divorci me Aleksandrin dhe historia e re e dashurisë që ka nisur me Mark Frrokun ka bërë që Rudina të jetë në qendër të vëmendjes nga të gjithë.

Së fundmi Rudina ka publikuar një foto ku bie në sy unaza që mban në gisht dhe ndjekësve nuk u shpëton asnjë detaj. Ata nuk e kanë kaluar pa komentuar këtë foto dhe mbi të gjitha detajin që u ra më shumë në sy.

“Po unaza nga kush është?”– komenton ndjekësi me dyshime dhe Rudina i ka kthyer pa vonuar: “Dhuratë është, krishtlindjet para 2 viteve”.

Kështu moderatorja ka shtuar më shumë dyshimet se ajo mban në gisht një unazë që është dhuratë nga ish-bashkëshorti?