Raportuesja për Shqipërinë në Parlamentin Evropian, Isabel Santos, kishte vetëm një thirrje për aktorët politikë gjatë konferencës për shtyp në Tiranë, që të jenë të bashkuar ndërkohë që pritet një përgjigje për çeljen apo jo të negociatave. Santos u pyet nga gazetarët: “Bashkimin e klasës politike shqiptare tani që pritet vendim, kriza politike është e thellë, opozita ka dalë nga kuvendi, Meta ka përplasje. Sa do ndikojë kriza për çeljen e negociatave?”.
Raportuesja, dukebere nje thirrje Ilir Mets qe te mos percaje vendin pasi kjo ndikon tek negociatat, u përgjigj: “Gjatë kësaj vizite do përpiqem të mos komentojë politikën e brendshme të Shqipërisë. Ky është një moment për të qenë të bashkuar, s’është momenti për t’u ndarë. Jemi para një hapi tepër të rëndësishëm, i bëj thirrje faktorëve politikë, ia kam shpjeguar rëndësinë e momenti. Është me përgjegjësi për këdo. Askush s’mund të thotë që është vetëm përgjegjësia e BE-së. Është e BE-së, por dhe e aktorëve politikë në këtë vend. Thirrja ime është vetëm një për t’u përballur me këtë objektiv dhe për të përmbushur kriteret që janë vendosur për vendin. Forcat politike të dialogojnë reformat dhe të vijojnë përpara. Duhet të kuptojnë çfarë është në interes të popullit kjo është mbi interesat tanë si politikë, apo si personalitete”.