Ditën e sotme kreu i Partisë Demokratike ka publikuar një foto ku shfaqej me një qese me domate i shoqëruar nga një zonjë.Lulzim Basha e publikoi foton për të treguar se gjendja e qytetarëve në aspektin ekonomik është jo e mirë. A ie cilësoi zonjën si një pensioniste gjyshe, duke nënkuptuar se e gjeti rastësisht në treg.Mirëpo rrjetet sociale kanë zbuluar se zonja në fjalë ishte militante e Partisë Demokratike që dëshmon se gjithçka ka qenë e parapërgatitur për efekt propagande nga stafi i Lulzim Bashës.
Ajo quhet Pranvera Bodinaku ndërsa në rrjete nuk kanë munguar edhe fotot e saj nga pjesëmarrjet në takimet e PD-së. Bodinaku është edhe kryetare e Sindikatës së Tregtisë dhe Turizmit. Në fotot mëposhtë ajo shfaqet herë si analiste në Shijak TV, herë në krah të Ervin Salianjit, e herë duke ligjëruar në çadrën e Bashës. (Javanews.al)