Mbretëresha Elizabeth nga dita në ditë po përballet me probleme të shumta familjare. Situata duket se i ka dalë jashtë kontrollit dhe tani familja që dukej aq e rregullt po kalon shumë probleme. Së fundmi mediat e huaja shkruajnë se nipi i saj, Peter Philips dhe bashkëshortja Autumn Philips po divorcohen pas 12-vitesh martesë. Shkak është bërë kjo e fundit, e cila i ka kërkuar bashkëshortit të largohen nga familja mbretërore dhe të shkojnë të jetojnë në Kanada.
Mësohet se ajo ka marrë me vete edhe dy vajzat 9 dhe 7-vjeçare. Për t’u larguar ajo ka marrë shkasë nga largimi i Meghan dhe për të afërmit ajo ka treguar se po i pëlqen jeta që aktorja po bën pas largimit nga familja mbretërore. Kjo ndarje do të jetë e vështirë për mbretëreshën, e cila ka një lidhje të fortë me Autumn.