Kryeministri Edi Rama bëri se qeveria e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë janë të gatshme e të angazhuar për të hequr kufirin mes dy shteteve. Në konferencën për shtyp me kreun e qeverisë së Kosovës Albin Kurti, Rama tha se mbledhja e përbashkët e dy qeverive, të Shqipërisë dhe Kosovës, do të mbahet në Shkodër. “Kemi rënë dakort të nisim përgatitjet për mbledhjen e dy qeverive që do mbahet në Shkodër sepse e fundit ishte në Pejë dhe aty dakortësuam për Shkodrën por një vakum mes dy mbledhjeve na imponon të bëjmë një mbledhje sa më produktive por hapësirat mes dy mbledhjeve do vendosin një funksion një komision jo shtetëror të përbërë nga ministra të komisioneve parlamentare për të ndjekur ecurinë e marrëveshjeve, për të identifikuar problematikat dhe për ti adresuar mbledhjeve të qeverive në funksion të arritjeve.

Bashkëpunimi me Kosovën mbetert prioritet i prioriteteve. E kam thënë, ia thashë edhe sot kryeministrit dhe po e them edhe publikisht, për mua nëse nuk realizojmë lëvizjen e plotë të lirë të njerëzve në radhë të parë e pastaj lëvizjen e plotë të mallrave e shërbimeve nuk e kemi kryer detyrën tonë ndaj të ardhmes e njerëzve tanë, është themelore të jemi të gatshëm e të angazhuar e të qartë në cdo hap për të hequr kufirin mes dy shteteve e për ta bërë hapësirën e përvecme të secilit shtet të përbashkët ,lëvizjeje, bashkëpunimi e zhvillimi. Ne jemi 100% në mbështetje të Kosovës në të gjithë betejën për të cuar përpara procesin e njohjes së plotë dhe afirmimit përfundimtar si shtet sovran e demokratik në gjithë instancat e në raport me gjithë shtetet e institucionet”, tha Rama. (TemA)