Liverpool është një ekip që i shfrytëzon në maksimum topat e gjatë. Ndërsa portieri i Manchester City-t Ederson është një mjeshtër kur vjen puna të luajë një lojë direkte. Ky është mendimi i ish-trajnerit të Anglisë Sam Allardyce. “Shumë lojtarë po humbin topin në gjysmëfushën e tyre. Kur ke lojtarët më të mirë në botë nuk ka gjë sepse do të vijë momenti që do të përmirësohesh, për të tjerët është shumë e vështirë.
Liverpool e luan shumë mirë topin e gjatë. Nga e djathta në të majtë shumë shpejt. Megjithatë, askush nuk do ta pranojë se Liverpool luan me topa të gjatë. Duhet të jesh i kujdesshëm kur thua se Liverpool luan me topa të gjatë, por kjo është e vërteta. Ndërsa një prej lojtarëve më të mirë për sa i përket topave të gjatë është Ederson i Manchester City-t. Pasimet e tij janë shumë të vlefshëm.”