Sipas MeteoAlb: Masat ajrore të qëndrueshme do të ndikojnë kushtet e moti duke bërë që kthjellimet të dominoje në të gjithë vendin. Herë pas here do të ketë kalime vranësirash të lehta, më të dukshme në zonat juglindore. Pasditja dhe mbremja mbeten me kthjellime dhe vranësira kalimtare në të gjithë vendin.
Temperaturat e ajrit rriten lehtë në mëngjes por mbeten konstante në mesditë duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga -2°C në 16°C.Era do fryjë mesatare ne toke dhe ne det me shpejtësi mbi 35 km/h nga drejtimi Verior-Verilindor duke krijuar në det dallgëzim 3 ballë.
Rajoni dhe Europa
Rajoni i Mesdheut do të paraqitet me mot të kthjellët dhe vranësira kalimtare. Por pjesa tjetër e Europës mbetet në ndikimin e kushtëve të paqëndrueshme atmosferike, duke bërë që reshjet e shiut dhe dëborës të jenë mbizotëruese.