Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi gjatë takimit me strukturat në Shkodër, u bëri thirrje shqiptarëve për të marrë pjesë në tubimin e 2 marsit të thirrur nga Presidenti Ilir Meta. Kryemadhi u shpreh se nuk jep jetën që Basha të bëhet kryeministër apo që Meta të rrijë president, por që fëmijët e saj.
“Nuk jap jetën as për Bashën që të bëhet kryeministër e as për Metën të të rrijë president, por për fëmijët e mi, nëse dikush kërkon tu marrë të drejtën për të jetuar të lumtur në këtë vend të mrekullueshëm.” Ndërsa kishte edhe një mesazh për ambasadorët. “Nëse ambasadorët janë mashtruar dhe gënjyer në mënyrë permanente mos ia pafshim bojën kurrë. Shumë shpejt rreziku do trokasë në dyert e tyre sepse spaçatorët e Ramës pasi të mbarojë me fëmijët e fundit të shqiptarëve do shkojnë tek fëmijët e tyre.
Në këtë botë çdo gjë lahet, asnjë nuk mbetet mangut. Pasi të mbarojnë me fëmijë e fundit të shqiptarëve do shkojnë tek evropianët e më gjerë”, tha ajo.