Pas rasteve të shtuara me koronavirus në Itali dhe pas vd ekjes së një të moshuarit ka reaguar edhe kryeministri i Italisë, Giuseppe Conte. Ai ka deklaruar se “ne ishim të përgatitur për këtë dukuri, pasi ato janë agjentë viral lehtësisht të transmetueshëm”. “Popullsia nuk duhet të shqetësohet, -tha më tej kryeministri- pasi qeveria ka një plan dhe tani e ka vënë në zbatim”. “Në këtë moment ne nuk e konsiderojmë të domosdoshme pezullimin e Traktatit të Shengenit, por ne jemi të gatshëm të marrim çdo masë për të mbrojtur shëndetin e qytetarëve”, u shpreh Giuseppe Conte.

Ka shkuar të paktën 20 numri i personave të infektuar me koronavirusin e ri në Itali. Në vend është shënuar edhe vi ktima e parë me sëmundjen infektive, një 78-vjeçar, ndërsa disa nga bashkitë më të mëdha veriore në Lombardi kanë pezulluar aktivitetet tregtare.