Kryeministri Edi Rama nga konferenca për integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE u shpreh se refuzimi për hapjen e negociatave në tetor erdhi si pasojë e luf tës së brendshme në union. Megjithatë, ai vlerësoi qëndrimin e drejtpërdrejt të presidentit francez Macron edhe pse, vijoi më tej, Rama ‘ishte brutal’.

“Tërmeti i tetorit ishte politik dhe jo fizik dhe tronditi shpirtrat dhe jo tokën. Pas refuzimit për të marrë çeljen e negociatave. E kuptojmë që ky refuzim ishte rezultat i disa luftrave të brendshme të BE-së që u materializua në debate dhe mosmarrëveshje lidhur me ne dhe Maqedoninë. Këto grindje të brendshme kanë të bëjnë edhe me gjëra themelore që përkufizojnë mënyrën si BE-ja dhe KE-ja funksionojnë sot. Një gjë është dëshpëruese, pasi janë thënë të gjitha bëhet shumë shqetësues se edhe pse mbeten grindje të brendshme, arsyet pse ndodhi ky refuzim, nuk ka një mënyrë të drejtpërdrejt dhe shumë prej arsyeve fshihen pas disa përfundimeve steriotipike apo pas një mesazhi të formuluar steriotipik, i cili është fyes për vendin. Cka nënkupton se nuk ka dyshime se Shqipëria nuk është aspak vend që nuk ka probleme.

Negociatat janë bërë për të ndihmuar vendet që të përmirësohen në këto drejtime që janë problemet. Do të doja të thoja që e shoh Francën ndoshta si aktorin më të ndershëm në këtë debat, pasi Macron ka një qëndrim që është shumë i hapur i drejtpërdrejt dhe brutal. Ajo cka po thonë është se Europa sikur është nuk funksionon. Është e vërteta e thënë prej tij dhe nuk është një mënyrë për t’i rënë vërdallë, ashtu si të tjerët preferojnë që të thonë. Lajmi i mirë është që kjo ka hapur një debat të mirë dhe ka sjellë disa ndryshime në metodologji, që në fakt duket se janë të mira, qoftë për vendet dhe komisionin dhe unionin dhe ndoshta do ta bëjnë procesin më të qartë dhe shumë më të drejtë. Sepse dimë që djalli fshihet te detajet, e përvoja na ka treguar se për më të vegjlit dhe më të dobëtit rregullat nuk janë asnjëherë të respektuara, ndërsa për më të mëdhenjtë dhe të pasurit ka gjithmonë një rrugë.

Në të gjithë këtë situatë të paqartë për ne, ajo që ndodhi në konferencën e donatorëve ishte një lehtësim i madh, e jashtëzakonshme. Europa është vendi i vetëm ku shqiptarët duan të jetë. Pavarësisht formaliteteve, hapjes ose jo të negociatave ne do të ecim në të njëjtën rrugë. Shengeni rajonal, jemi tregje të vogla dhe nuk mund të rrimë brenda përmasës së vogël. Kjo e bën integrimin në BE shumë më të plotë dhe më të lehtë, pasi nga ajo që kuptoj nga metodologjia, vendet do të maten jo vetëm me atë që bëjnë së brendshmi por edhe me atë si sillen rreth tyre. Nuk na duhet konsensus, është e hapur dhe e lirë për cilindo që do të jetë pjesë e kësaj nisme. Cdo vend dhe cdo shtet merr vendimet e veta” tha ai.

Rama u ndal edhe te shengeni rajonal, ku shprehu bindjen se herët a vonë edhe Kosova do të bëhet pjesë. “Serbia nuk duhet dhe nuk mund të vendosë asnjë veto asnjë kusht dhe paragjykim si vendet e tjera duan të ecin brenda kësaj nisme. Pra ti thuash jo kësaj, është ti thuash jo historisë dhe të ardhmes. Jam i sigurt se kjo do të na bëjë bashkë të gjithëve, herët më shumë sesa vonë. Nuk është e thënë të biem dakord për gjithcka. Qëndrimi ynë në raport me Kosovën karshi Serbisë nuk ndryshon është i qartë”. Pas fjalës, Edi Rama u largua duke bërë edhe një batutë. “Po ju lë në duar të sigurta të kryetarit të bashkisë”, referuar Erion Veliajt.