Operacioni Forca e Ligji ditën e sotme ka pasur në fokus qytetin e Durrësit. Sipas OFL janë dërguar formularët për të justifikuar pasuritë tek tre persona që rezultojnë të kenë të shkuar kri minale dhe që dyshohet se pasuria e tyre është vendosur mbi të ardhurat e ardhura nga kr imi. OFL i ka kërkuar Dashamir Gj. të justifikojë origjinën e të ardhurave të pasurisë së tij. Ai rezulton i dënuar në Itali për pros titucion
Po ashtu OFL i ka kërkuar justifikimin e të ardhurave pasurore edhe Emiljani H, i dënuar në Gjermani për Tra fikim Dr oge dhe Pas trim Parash. I treti që do ti duhet të justifikojë pasurinë është Edlir H, që ka lidhje familjare me Emilajno H.
“Në kuadër të operacionit Forca e Ligjit, në vijim të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dën uar apo aku zuar për kri m të organizuar apo kr ime të rënda, OFL sapo i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:
– Dashamir. Gj., me banim në Durrës, pasi rezulton i dën uar në Itali për veprën penale “Tr afik i qeni eve njer ëzore”.
– Emiljano H., me banim në Durrës, pasi rezulton i dënuar në Gjermani për tra fikim nar kotikësh dhe pas trim parash.
– Edlir H., banues në Durrës, me lidhje familjare me Emiljano H., pasi dyshohet se gëzon pasuri të prejardhura nga kr imi.
Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, i cili do të vlerësojë dosjen e përgatitur nga OFL-ja mbi aktivitetin kri minal të këtyre subjekteve, si edhe pasurinë e tyre. Sapo të bëjë këtë vlerësim, SPAK-u duhet t’i kërkojë Gjykatës Speciale masën e sekuestrimit për pasuritë e subjekteve dhe pas sekuestrimit, në jo më shumë se 6 muaj Gjykata Speciale duhet të vendosë për konfiskimin përfundimtar të tyre.
Me marrjen e masës së sekuestros, çdo pronë e subjekteve do të administrohet nga agjencia e posaçme e Ministrisë së Brendshme. Vetëm banesa mund të vazhdojë të përdoret për strehim, por nuk mund të shitet apo të jepet me qira nga subjekti.
Të gjitha subjektet e Ligjit Special, pra të gjithë të dën uarit apo të aku zuarit gjatë 30 viteve të fundit, për kri met e parashikuara në këtë ligj, do të kalojnë sitën e provës së ligjshmërisë së pasurisë së tyre. Asnjë përjashtim nuk do të ketë dhe nuk mund të ketë dhe çdo përpjekje për të tjetërsuar ndërkohë pronën, duke përdorur familjarë apo të njohur, do të rëndojë të dyja palët. Kujtojmë se Ligji Special parashikon vlerësime dhe hetime specifike të pasurisë edhe për rrethin familjar të personave të dënuar apo akuzuar për kr im të orga nizuar e kr ime të rënda. Për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë, OFL do të informojë publikun në vijimësi.”