Veç koronavirusit, ajo që po shqetëson OBSH është të gjejë një kurë për të luftuar “infodeminë”, vala e lajmeve të rreme që po përhapen bashke me koronavirusin e Wuhan, në mbarë boten. Përmes selisë qendrore në Gjenevë, gjashtë zyrave të saj rajonale dhe partnerëve, OBSH po punon gjatë gjithe kohës për të identifikuar dhe klasifikuar thashethemet më të zakonshmedhe ato potencialisht të dëmshme për shëndetin publik, siç janë lajmet e rreme që kanë të bëjnë më mënyrat e parandalimit të infektimit apo masat e trajtimit.
Këto “lajme të rreme”, për tu bërë të besueshme shpërndahen bashkë me informacione të bazuara në prova shkencore, përmes kanaleve sociale (Weibo, Twitter, Facebook, Instagram, LinkedIn, Pinterest) dhe faqe të tjera të internetit”, raporton OBSH. Facebook tashmë prej disa ditësh ka lajmëruar se ka nisur të identifikojë dhe fshijë nga platforma lajmet e rreme.