Dy persona të tjerë botës së kr imit do të duhet të plotësojnë formularin e deklarimit të pasurisë.
Sipas policisë, ata janë shtetasit: – Orges Jahelezi, banues në Tiranë, i dë nuar nga Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, për veprën penale “Tr afikim i nar kotikëve, në bashkëpunim”; – Pajtim Seriani, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e ka dë nuar për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kan osjes ose dhun ës për dhënien e pasurisë”; “Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së. Më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme”, tha policia.
Në përmbushje të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ, OFL thotë se vijon veprimet e pandërprera, në bashkëpunim të ngushtë me Drejtoritë Vendore të Policisë në qarqe, duke kryer veprimeve komplekse, për të evidentuar dhe dërguar në SPAK të gjithë personat që janë subjekt i Ligjit Special.