Operacioni Forca e Ligjit i ka dërguar sot kërkesën për justifikimin e pasurive të dy shtetasve nga Lezha, të dënuar për traf ikim lëndësh nar kot ike. Zyra e OFL bëri të ditur se shtetasit E.S dhe A. L banues në Lezhë kanë 48 orë afat për të plotësuar formularin e vetëdeklarimit dhe t’i përgjigjen pyetjeve të kësaj strukture anti-korrupsion.
Njoftimi i Policisë: Vijon operacioni Forca e Ligjit, në bashkëpunim me strukturat vendore të Policisë, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020, për dërgimin e kërkesave për vetëdeklarim të pasurisë, personave që janë subjekt i këtij ligji. Në këtë kuadër, OFL u ka dërguar kërkesat për vetëdeklarim të pasurisë, shtetasve: E. S dhe A. L, banues në Lezhë, të dën uar për tra fikim të lëndëve nar kotike.
Brenda 48 orësh, këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim të gjitha pyetjeve të OFL-së. Më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme. Me qëllim evidentimin dhe dërgimin në SPAK, të të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special, OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse. Për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë, OFL do të informojë publikun në vijimësi.