Operacioni Forca e Ligjit ka publikuar dy emrat e radhës të cilëve u është dërguar kërkesa për të plotësuar formularin e vetëdeklarimit. Bëhet me dije se ata janë Mikel dhe Altin Çuçaj. Ata janë dë nuar në itali për “Tra fikim të lëndëve nar kotike”. Vijon Operacioni Forca e Ligjit, për përmbushjen e detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020, për masat pasurore ndaj individëve të dë nuar apo aku zuar për kri m të organizuar apo kri me të rënda dhe në këtë kuadër OFL vijon intensivisht punën për kryerjen e veprimeve komplekse, në bashkëpunim me strukturat e tjera të Policisë së Shtetit.
Në vijim të veprimeve, bazuar në Aktin Normativ nr. 1, datë 31.01.2020, OFL u ka dërguar kërkesat për vetëdeklarim të pasurisë, shtetasve: A. Ç., banues në Vlorë, pasi është dënuar nga Gjykata e Torinos, Itali, për “Tra fikim të lëndëve nar kotike” M. Ç., banues në Vlorë, pasi është dë nuar nga Gjykata e Torinos, Itali, për “Tra fikim të lëndëve na rkotike”. Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së, të cilat do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme. OFL bën me dije se formularët e plotësuar nga personat që u është kërkuar vetëdeklarimi janë dorëzuar në SPAK, sipas përcaktimit në Aktin Normativ nr. 1, të datës 31 janar 2020. Për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë, OFL do të informojë publikun në vijimësi.