Operacioni Forca e Ligjit u ndal këtë të hënë në Tiranë. Dy janë shënjestrat e rradhës dhe bëhet fjalë për Leko Durda banues në Tiranë, i dënuar për veprat penale “Krijimi i bandës së ar mat osur dhe organizatës kri minale”, “Ar mëmbajtja pa leje”, “Organizimi dhe drejtimi i organizatave kri minale” dhe “Falsifikimi i letërnjoftimeve apo vizave” e kryer në bashkëpunim. Subjekti tjetër është Arben Bërballa banues në Tiranë, i dënuar për veprat penale “Krijimi i bandës së ar mato sur dhe organizatës kri minale”, “Ar mëmbajtja pa leje” dhe “Organizimi dhe drejtimi i organizatave kri minale”. Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së, të cilat do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

Në zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për kr im të organizuar apo kr ime të rënda, OFL vijon intensivisht punën për kryerjen e veprimeve komplekse, në bashkëpunim me strukturat e tjera të Policisë së Shtetit. Në kuadër të Aktit Normativ nr. 1, datë 31.01.2020, OFL u ka dërguar kërkesat për vetëdeklarim të pasurisë, shtetasve: L. D., banues në Tiranë, i dënuar për veprat penale “Krijimi i ban dës së ar matosur dhe organizatës kr iminale”, “Ar mëmbajtja pa leje”, “Organizimi dhe drejtimi i organizatave kri minale” dhe “Falsifikimi i letërnjoftimeve apo vizave” e kryer në bashkëpunim;

A. B., banues në Tiranë, i dënuar për veprat penale “Krijimi i bandës së ar matosur dhe organizatës kri minale”, “Ar mëmbajtja pa leje” dhe “Organizimi dhe drejtimi i organizatave kri minale”; Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së, të cilat do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL bën me dije se të gjithë personat që iu është dërguar kërkesa me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, i kanë plotësuar formularët dhe i kanë dorëzuar pranë OFL-së, e cila ka vijuar me procedurat, sipas përcaktimit në Aktin Normativ nr. 1, të datës 31 janar 2020. OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.