Operacioni Forca e Ligjit dhe policia bllokojnë 6 makina luksoze brenda 48 orësh në qytetin e Vlorës. Në komisariatin e Vlorës pritet të bëhet verifikimi i dokumentacionit dhe personave që i kanë në pronësi, por edhe burimin e pasurisë së këtyre të fundit.

Burime bëjnë me dije se përgjatë këtyre ditëve OFL pritet të zbresë në Vlorë me qëllim verifikimin e personave të cilët dyshohet se kanë krijuar pasuri në mënyrë të paligjshme. Deri në këtë fazë plot 16 emra janë vlerësuar nga ana dokumentare dhe dërguar për verifikim pasuror në OFL-ja. Ndërsa pritet që ditën e enjte ose të premte, OFL-ja të publikojë zyrtarisht emra të tjerë në Vlorë, ku do i kërkohet të plotësojnë formularët për të justifikuar pasurinë e tyre.