Ditën e sotme Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela priti në një takim zyrtar delegacionin e Zyrës së Prokurorisë Federale të Mbretërisë së Belgjikës, të kryesuar nga prokurori federal Frederik Van Leeuë.
Delegacioni ndodhet për një vizitë zyrtare 3-ditore në Shqipëri, në kuadër të marrëveshjes së bashkëpunimit mes dy institucioneve nënshkruar në Bruksel më 10.05.2011.Gjatë këtij takimi u vlerësua nevoja për të vazhduar në mënyrë të koordinuar me institucionet përkatëse shkëmbimi i informacionit, si dhe u diskutua përdorimi i formave të veçanta të bashkëpunimit si skuadrat e përbashkëta hetimore.
Delegacioni belg përfaqësohet në këtë vizitë zyrtare pranë institucionit të Prokurorisë së Përgjithshme nga Prokurori Federal z. Frederic Van Leeuë, Zëvendës Prokurori Federal z. Eric Bisschop si dhe magjistratë federalë dhe ekspertë ligjorë.
Në kuadër të vizitës në Tiranë, delegacioni i Zyrës së Prokurorisë Federale të Mbretërisë së Belgjikës do të zhvillojë takime me Ministren e Drejtësisë Znj. Etilda Gjonaj, Kryetarin e Këshillit të Lartë të Prokurorisë z. Gent Ibrahimi dhe Drejtuesin e Prokurorisë së Posaçme kundër Korr upsionit dhe Kri mit të Organizuar Arben Kraja.