Epidemia vde kjeprurëse e koronavirusit që është përhapur nga Kina ende nuk përbën një “pandemi”, ka deklaruar sot Organizata Botërore e Shëndetit. Sylvie Briand, kreu i departamentit të OBSH pranoi përhapjen e shpejtë të transmetimit të virusit në Hubei, por gjithashtu vlerësoi mënyrën se si reaguan autoritetet kineze pas shpërthimin e epidemisë, duke ngjallur shpresë se bota mund të “shpëtoj nga ky virus”.
Briand theksoi gjithashtu rëndësinë e trajtimit të thashethemeve të pabazuara dhe lajmeve Fake. “Kur përballemi me një epidemi, shpejt vërejmë se përveç epidemisë së sëmundjes, kemi edhe epidemi informacioni. Dhe kjo është ajo që ne e quajmë “infodemi “, tha ai. “Dhe kështu kemi kuptuar me kalimin e kohës se kjo pandemi informacioni mund të pengojë zbatimin efektiv të kundërmasave.”
Ndërkohë nuk po tregon asnjë shenjë ngadalësimi epidemia e koronavirusit. Sipas të dhënave të publikuara nga Komisioni Kinez i Shëndetit, numri i vdekjeve në territorin e Dragoit ka arritur në 427, me rritjen më të madhe që nga fillimi i krizës, 66 kanë humbur jetën në një ditë të vetme kurse numri i të infektuarve u rrit me 3235 njësi, duke kapur shifrën totale 20 636.