Mjekja Slivana Çeliku reagon ashpër pas deklaratës së kryedemokratit Lulzim Basha, i cili në një komunikim dje u shpreh se pacientët në QSUT po vdesin sepse dërgohen në sallën e operacionit me ashensor. Sipas mjekes, salla e urgjencës është ende në katin e parë dhe nuk është zhvendosur ndaj s’lind nevoja e përdorimit të ashensorit, dhe së dyti, në shumë vende të botës sallat e operacionit janë në katet më të larta të spitaleve dhe ashensorët s’janë shkak për vd ekje. Ajo e quan Bashën “komplet injorant” duke kërkuar dhe ndjesë për shprehjen sepse sipas saj kryetari i opozitës nuk mund të artikuloj “budallallëqe të tilla” të turpshme dhe keqdashëse.
“Une nuk jam as e majte e as e djathte,jam thjesht profesioniste e ne punen time dua te kem dinjitet, kushte te mira pune e nje page te mire. Kirurgjia e pergjitheshme kishte 90 vjet qe nuk kishte pare asnje investim si ai i bere kohet e fundit. Kush e mohon ose eshte qorr ose eshte ziliqar e nihilist. A punojme sot ne kirurget ne kushte me te mira ne sallat e operacioneve per shkak te ppp se se sterilizimit? Pa diskutim qe po. Mos e dhente zoti te kthehemi pas. Do te jete fatkeqesia me e madhe per kirurgjine, personelin e sallave e kirurget”, shkruan ndër të tjera mjekja Slivana Çeliku.
Reagimi i plotë i mjekes Çeliku: Sot te gjitha gazetat kishin prononcimin e kryetarit te opozites per sallat e kirurgjise dhe per pacientet qe vde sin nderkohe qe hypin ne ashensor. Beni mire ju qe jeni rrorull kryetarit te informoheni vete me mire e mos i vini kryetarit ne goje fjale qe e nxjerrin ate, me falni per shprehjen, komplet injorant. Une nuk jam as e majte e as e djathte,jam thjesht profesioniste e ne punen time dua te kem dinjitet, kushte te mira pune e nje page te mire. Kirurgjia e pergjitheshme kishte 90 vjet qe nuk kishte pare asnje investim si ai i bere kohet e fundit. Kush e mohon ose eshte qorr ose eshte ziliqar e nihilist. A punojme sot ne kirurget ne kushte me te mira ne sallat e operacioneve per shkak te ppp se se sterilizimit? Pa diskutim qe po. Mos e dhente zoti te kthehemi pas. Do te jete fatkeqesia me e madhe per kirurgjine, personelin e sallave e kirurget.
Por me qesharake nga te gjitha ishte pretendimi se te semuret vdesin sepse vonohen kur hypin ne ashensor.Por kur ka dhe mjeke qe e thone kete mendo masa e gjere dhe kryetari i opozites qe del bllof e i pakulturuar kur artikulon budallalleqe te tilla. Se pari salla e urgjences eshte ende ne katin e pare,,aty ku ka qene,dhe sedyti ne shume vende te botes sallat jane ne kate te larta. Eshte e turpeshme dhe keqedashese te akuzosh ashensorin si shkak vonese. Qesh e indinjuar se nuk qaj dot. Ju pershendes e ju uroj naten e mire thjesht si profesioniste qe kerkon zhvillim. Sinqerisht nje mjeke. Newsbomb/