Në vijim të turit “Po të dëgjoj”, kryedemokrati Lulzim Basha është ndalur ditën e sotme në Elbasan, ku është takuar me punëtorët. “Në Elbasan, me punëtorët dhe hallet e tyre të përditshme. Ekonomia, punësimi, braktisja e vendit janë plagët që dhembin më shumë edhe këtu”, shkruan Basha. Ai thotë se hallet e përditshme të këtyre njerëzve ende nuk e kanë zbehur shpresën se “së bashku do ta bëjmë Shqipërinë një vend më të mirë”. Turin e takimeve me qytetarët, kryetari i Partisë Demokratike, e nisi nga Tirana, për të vijuar më tej në rrethe. Pjesë nga biseda
Basha: Mirë se gjej. Përshëndetje, po ulem këtu te ju se paskeni filluar me vonesë për vete më duket apo jo? të gjithë nga Elbasani jeni?Punëtorët: Po edhe nga rrethinat. Dora jote jemi, den baba denBasha: Edhe unë dora juaj. Cfarë paçje është paçe koke Kamarieri: Po Basha: Shkëlqyeshëm! Basha: Problemi kryesor që keni me të përditshmen? Çfarë është? Si prindër, si kryefamiljarë? Punëtorët: Po të gjitha….duhet lekët përditë… Një tjetër punëtor: Ekonomia…
Punëtori: Ekonomia është shumë dobët…Nuk të bën zemra të ikësh në shtëpi, nuk di çfarë t’u japësh kalamajve për të ngrënë. Jam pesë veta në shtëpi. Presim të marrim rrogën që të blejmë diçka për shtëpi, që të blejmë diçka për kalamajt Basha: Është luftë për mbijetese Punëtori: 30 vjet punë dhe 130 mijë lekë pension më jep. Detyrohesh të punosh tani kështu, në këtë moshë… Basha: Sa vjeç je? Punëtori: 68 Basha: Gjendje e tmerrshme është kudo… Punëtori: Ne me punë dhe nuk po ja dalim… Basha: Absolutisht, imagjino ata që janë pa punë Punëtori: Ai vetëm taksa, taksa, taksa, taksa. Na vdiq o vlla. Basha: Atë tunelin e rrugës s’e kena bo keq e vlla? Punëtorët: Ajo është kryevepër Basha: Asgjë s’është ajo me punët që do bëjmë ne. Po të kesh dëshirë e dashuri për vendin dhe për njerëzit asgjë s’të ndalon me punu. Faleminderit dhe mirupafshim. Punëtorët: Mirëardhsh!