Barcelona është në gjendje emergjence në sulm pas dëmtimeve të Luis Suarez dhe Dembele dhe ka kërkuar nga La Liga që ta lejojë të transferojë një lojtar brenda muajit shkurt. Ditën e sotme, liga spanjolle ka marrë edhe vendimin final për sa i përket kësaj çështje. Tashmë është zyrtare që klubi katalanas ka të drejtë të nënshkruajë me një lojtar brenda Spanjës dhe ka afat deri në fund të këtij muaji.