Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, ka thënë ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, duhet të mbajë përgjegjësi dhe të japë llogari nëse informacioni për njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Xhamajka nuk është e vërtetë. Nëpërjmet një statusi në Facebook, ajo shprehet se Kosovës i duhen amvasadorë kompetent, profesional e të përgjegjshëm dhe jo për ambasadorë që shpërndajnë informacione të pavërteta.

Fitore Pacolli: ”Siç po duket shumë shpejt aksioni për pastrimin e Shërbimit të Jashtëm do të prek edhe Ambasadorë. Nëse informatën e pavërtetë për njohje ka dhënë Ambasadorja Çitaku ajo duhet të mbahet përgjegjëse e duhet menjëherë të jap llogari. Kosovës tani i duhen Ambasadorë kompetent, profesional, të përgjegjshëm e në shërbim për të mirën e shtetit. Nuk kemi nevojë për Ambasadorë që shpërndajnë informata të pavërteta. Nëse vërtetë lajmi për njohje nga Xhamajka është i pavërtetë, Ambasadorja Çitaku duhet të shkarkohet menjëherë dhe t’i kërkohet llogari.”